Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Zvicër – Bosnje dhe Hercegovinë në Grupin B të Kupës së Botës 2026. Pas sherrit mes Granit Xhakës dhe disa lojtarëve të tjerë në kampin e helvetëve, trajneri Yakin i ka lënë pas këto “skena” dhe i ka besuar nga minuta e parë mesfushorit me origjinë shqiptare.
Nga kampi i boshnjakëve, bie në sy Edin Dzeko titullar, së bashku me “homologun” Demirovic në majë të sulmit. Të dyja ekipet grumbullojnë nga 1 pikë dhe fitorja do të thotë shumë.
Në këtë grup, ndodhen edhe Kanadaja e Katari. Interesante është se arbitër kryesor do të jetë portugezi Pinheiro, teksa kujtime e tifozëve bavarezë për gjysmëfinalen e dytë të Champions League mes Bayern Munich e PSG-së ende “djegin”.
