
Cheick Doukoure është futbollisti më i ri i Prishtinës së Re. Mesfushori, i cili vendosi që të mbyllte aventurën me grektët e Iraklis në fillim të vitit, ka vendosur që të nisë aventurë të re në Kosovë.
33-vjeçari ka eksperiencë të madhe, pasi është aktiviuzar 35 ndeshje në LaLiga spanjolle dhe plot 72 të tjera në Ligue 1, elitën e futbollit francez. Ai shihet nga drejtuesit e klubit kryeqytetas si i duhuri për të përforcuar repartin e mesfushës.
NJOFTIMI:
Mirë se vjen, Cheick Doukouré!
KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të njoftojë për përforcimin e mesfushës me Cheick Doukouré, mesfushorin defanziv 33-vjeçar nga Bregu i Fildishtë.
Cheick do të sjell tek ne përvojën nga klube si Lorient dhe Metz në Francë. Levante, Huesca dhe Leganés në Spanjë.
Teksa së fundmi ai ishte pjesë e Aris dhe Iraklis në Greqi.
Cheick realizoi 8 paraqitje për grupmoshat e Francës, ndërsa në nivelin senior ka përfaqësuar Bregun e Fildishtë me 21 paraqitje.
Përvoja e tij në ligat elitare të Evropës sjell vlerë të shtuar për skuadrën tonë, dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për arritjen e objektivave tona.