
Ilir Dobjani
Ilir Dobjani i ka dhënë lamtumirën Egnatias pas dy vitesh që ishte pjesë e tyre. Portieri 24-vjeçar gjithashtu ka mbyllur aventurën e tij në Kategorinë Superiore për një eksperiencë të re në Kosovë.
Ilir Dobjani sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e ekipit të Vushtrrisë. Këta të fundit kanë firmosur kontratë 1-vjeçare me portierin 24-vjeçar pak më parë, duke zyrtarizuar transferimin e ish-portierit të rrogozhinasve.
Dobjani gjithashtu ishte një dëshirë e madhe e trajnerit të Vushtrrisë, Armend Dallkut, ish-futbollistit të kombëtares shqiptare. Teksa ishte pjesë e Egnatias, Ilir Dobjani u shpall dy herë kampion i Shqipërisë, fitoi një Kupë të Shqipërisë dhe një Superkupë.
Vlen të përmendet se Vushtrria është një nga pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në Superligë. Edhe sezonin e fundit iu afruan shumë, por ishin të pafatë përballë Llapit në finalen e “Play-Off”.
View this post on Instagram
Poll