Erisildo Smaçi është bërë me skuadër të re. Ish-futbollisti bardheblu ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike, teksa do të mbajë veshur fanellën e Prishtina e Re.
27-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Drenicës dhe pavarësisht largimit nga ky klub vendos sërish të mbetet pjesë e Superligës së Kosovës. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi kryeqytetas, të cilët i urojnë suksese me fanellën e tyre.
“KF Prishtina e Re prezanton afrimin e Erisildo Smaçit dhe Elom Nya-Vedjit, dy lojtarë që sjellin eksperiencë dhe alternativa të reja për skuadrën tonë.
Erisildo Smaçi, 27 vjeçar, luan në pozitën e qendërmesfushorit. Në të kaluarën ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura në Shqipëri si Laçi, Apolonia, Dinamo dhe Tirana, ndërsa ka provuar edhe futbollin ndërkombëtar me Bnei Yehuda në Izrael. Së fundmi, ai ishte pjesë e Drenicës”, ka shkruar klubi. Ndëkrohë vlen të theksohet se Smaçi ka dalë nga akamedia e Partizanit, teksa ka mbajtur veshur fanellën e grupmoshës U-19, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur me ekipe si Tirana, Dinamo, Laçi, Apolonia, Bnei Yehuda dhe Drenica.
View this post on Instagram
