Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Në prag të ngjitjes në Superligë, klubi i Dinamos njofton largimin e trajnerit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Në prag të ngjitjes në Superligë, klubi i Dinamos
©Kërlaçki Arsim Abazi

Arsim Abazi nuk do të jetë më trajneri i Dinamo Ferizaj. Është vetë klubi kosovar që ka bërë të ditur ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun pas 4 muave qëndrim në stol. 

Ky vendim i befasishëm, vjen në një moment kur skuadra është akoma në luftë për titullin, e ndodhur në vendin e dytë me pikë të barabarta (59) me kryesuesit e Vushtrisë, teksa pret ngjitjen në Superligë për sezonin e ardhshëm.

Në vend të Abazit, drejtuesit e klubit kanë emëruar Egzon Shabanin, të cilit i është besuar kjo detyrë e re deri në përfundim të kampionatit. 

POSTIMI

"NJOFTIM!
FC Dinamo njofton se ka ndarë rrugët me trajnerin Arsim Abazi.
Gjatë periudhës 4-mujore në klub, trajneri Abazi ka dhënë kontribut profesional dhe përkushtim maksimal.
FC Dinamo e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese në vazhdim.
Ndërkohë, drejtimin e ekipit nga tani e tutje do ta marrë trajneri Egzon Shabani."

Poll

Lexo gjithashtu