
Herdis Alliu është futbollisti më i ri i ekipit të Ferizajt. Portieri ka vendosur për të mbyllur aventurën e tij me Rilindjen, për të nisur një të re me skuadrën e Superligës së Kosovës.
Alliu është një emër i njohur edhe për ndjekësit e futbollit në Shqipëri. Në të shkuarën, 26-vjeçari nga Librazhdi ka mbajtur veshur fanellën e Sopotit, Pogradecit dhe Skënderbeut.
Njoftimi i FC Ferizaj:
Mirë se vjen, Herdis Alliu!
Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me portierin Herdis Alliu.
Gardiani i talentuar së fundmi ishte pjesë e ekipit të Rilindjes, ku u dallua me paraqitje të sigurta dhe vendimtare. Më herët, Alliu ka mbrojtur edhe portën e Skënderbeut, duke treguar vazhdimisht nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi.
Mirë se vjen në familjen tonë, Herdis – të urojmë shumë suksese.