Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Florent Hasani nuk kënaq rumunët, ish-i i Tiranës largohet nga Rapidi i Bukureshtit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Florent Hasani nuk kënaq rumunët, ish-i i Tiranës
Florent Hasani

Florent Hasani është larguar zyrtarisht nga Rapidi i Bukureshtit. Sulmuesi dhe klubi rumun vendosën që të shkëpusnin kontratën mes tyre, pas 1 viti bashkëpunim.

Hasani u transferua nga Tirana te Rapidi në janarin e vitit 2024. 27 vjeçari i kushtoi klubit rumun 300 mijë euro, por performancat e tij duket se nuk e kanë kënaqur “gjigantin” e Rumanisë.

Në 34 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Rapidit, Hasani ka shënuar vetëm 1 gol dhe ka asistuar në 3 të tjerë. Ndërkohë që në njoftimin e ndërprerjes së bashkëpunimit, Rapidi i uron shqiptarit suksese në karrierën e tij.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje për të ndërprerë kontratën me Florent Hasanin, sulmuesin 27 vjeçar. I ardhur në vitin 2024 nga KF Tirana, nga pozicioni i golashënuesit më të mirë të Superligës shqiptare, Hasani nuk arriti të përshtatej, duke shënuar vetëm 1 gol. Ai gjithashtu ka dhënë edhe 3 asistime me fanellën e Rapidit. I urojmë suksese në karrierën e tij”, shkruan klubi rumun.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Rapid 1923 (@fcrapid1923oficial)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga