
Ballkani - Ilir Daja
Ballkani vazhdon që të përforcojë ekipin, për të qenë sa më gati për aventurën europiane. Klubi nga Theranda zyrtarizoi më herët Marsel Ismajlgecin, Merlind Kodrën dhe Geralb Smajlin, por nuk janë ndalur me kaq.
Kampionët e Kosovës kanë zyrtarizuar një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për fantazisitin, Uheid Hoxha. Ky i fundit vendosi që të mbyllte aventurën me Burrelin në Kategorinë e Parë, për të nisur një të re, nën urdhrat e Ilir Dajës.

Uheid Hoxha gjatë prezantimit te Ballkani
Kujtojmë që Hoxha nuk ka luajtur vetëm me Burrelin, por edhe me Vllazninë, Besën e Kavajës, Teutën dhe Phoenix në Kosovë. Teksa me Ballkanin, 23 vjeçari shkodran ka firmosur kontratë 1 vjeçare me opsionin e rinovimit edhe për 1 vit tjetër.
Poll