
Ballkani ka njoftuar ditën e sotme se ka mbyllur bashkëpunimin me një prej mesfushorëve. Bëhet fjalë për Queven Inacio i cili ka përfunduar aventurën e tij në Superligën e Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ballkani përmes një postimi në rrjetet sociale. Në 28 paraqitje në kampionatin kosovar, shënoi 7 gola dhe asistoi 5 herë.
“Faleminderit, Queven Inacio !
Falënderojmë lojtarin Queven Inacio, për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë FC Ballkani.
Queven ka dhënë gjithmonë maksimumin në fushë dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë. Jemi mirënjohës për punën, karakterin dhe profesionalizmin që ka shfaqur gjatë gjithë kohës.
FC Ballkani i dëshiron Inacios suksese të mëdha në vazhdim të karrierës së tij!”, shkruan Ballkani.