Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Aventura e tij me Laçin zgjati vetëm 6 muaj, lojtari prezantohet në skuadrën e re

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Aventura e tij me Laçin zgjati vetëm 6 muaj, lojtari
Alban Shabani

Me rënien e Laçit nga Kategoria, disa lojtarë njoftuan largimet dhe një prej tyre ishte Alban Shabani. Ky i fundit ditën e sotme është prezantuar në skuadrën e tij të re në Kosovë.

Alban Shabani është lojtari më i ri i Ferizajit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi shqiptar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Alban Shabani është bardhekaltër

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se sot klubi ka arritur marrëveshje me mesfushorin cilësor Alban Shabani, i cili nga sot bëhet pjesë e familjes bardhekaltër.

Shabani së fundmi ishte pjesë e KF Laçit në superioren Shqiptare, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Feronikelin në Kosovë. Me përvojën dhe energjinë e tij në mesfushë, ai pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme për ekipin tonë në sezonin e ri.

Mirë se erdhe, Alban! Na pritet një rrugëtim i përbashkët plot suksese!”, shkruan Ferizaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga