Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ 100 mijë euro në xhep, Lorik Boshnjaku lë Vllazninë për Suharekën e Shpëtim Duros

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 100 mijë euro në xhep, Lorik Boshnjaku lë Vllazninë
Lorik Boshnjaku prezantohet te Suhareka

Lorik Boshnjaku ështtë lojtari më i ri i Suharekës në Kosovës. Titullari i Vllaznisë në sezonin e fundit do të marrë një pagë vjetore prej 100 mijë eurosh, teksa kontratën do e firmosë të vlefshme për 2 vite.

"Ju prezantojmë transferimin e ri dhe të parin për këtë merkato mesfushorin Lorik Boshnjaku i cili bashkohet me klubin tonë me kontratë 3-vjeçare. Pas një eksperience në Shqipëri tek Vllaznia Boshnjaku rikthehet në futbollin Kosovar ku më parë ishte pjesë e Prishtinë për vite të tëra", shkruan klubi.

Klubi i sapongjitur në Superligën e Kosovës ia doli të fitojë shërbimet e mesfushorit, pasi plotësoi kërkesat e tij. Kujtojmë se te Suhareka do të ketë si trajner Shpëtim Duron.

Duro pati aventurën e fundit me Strugën në Maqedoninë e Veriut. Tashmë është i fokusuar me klubin suharekas që sheh si objektiv Europën në vitin e parë mes më të mirëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga