
Klubi i Gjakovës është në zi. Ditën e sotme ka ndërruar jetë ish-kryetari i klubit.
Remzi Hasi ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke tronditur të gjithë familjarët dhe të afërmit. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur klubi gjakovar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Klubi i shpreh ngushëllime familjarëve për ndarjen nga jeta të të dashurit të tyre. ndër të tjera shkruajnë se do të mbetet gjatë në memorien e tifozëve dhe të gjithë personave që e kanë njohur.
“TELEGRAM NGUSHLLIMI:
Klubi Futbollit Gjakova:
Telegram ngushëllimi familjes së REMZI HASIT ish punëtorit, anëtarit Kryesisë dhe ditët më të vështira për futbollin në Kosovë vitet 1990 / 1998 edhe Postin e Kryetarit klubit KF GJAKOVA..
"E nderuara familje e shumë rrespektuar HASI.
Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për vdekjen e ish Kryetarit klubit z.REMZI HASI ndaj përmes këtij telegrami dërgojmë ngushëllimet më të sinqerta në emrin e Kryesisë, stafit trenerave dhe gjitha grupmoshat e futbollistëve të KF GJAKOVA.
Jeta dhe vepra e tij flet shumë, ndaj jemi mirënjohës për kontributin e tij të dhënë ndër vite si aktivist si dhe kontribues i madhë në sport pikërishtë në futbollin e Kosovës.
Shkuarja e tij na ka mërzit të gjithë ne.
Do të na mungon shumë.
Qoftë i përhershëm kujtimi për të"
Me rrespekt:
Kryesia e KF.GJAKOVA”, shkruhet në postim.