
Portieri i Borussia Dortmund, Diant Ramaj, i cili momentalisht luan në formë huazimi te Heidehneim, është përfolur së fundmi për një kalim të tijin te Kosova. Megjithatë, këto “thashetheme” janë hedhur poshtë.
Është vetë agjenti i portierit me origjinë shqiptare, Jurgen Schwab, i cili ka bërë të ditur se futbollisti i tij nuk do të bashkohet me Kosovën.
"Raportet janë padyshim të rreme. Interesi nga Kosova është i njohur dhe e kënaq Diantin, por ai e ka bërë të qartë në këtë pikë: Ai nuk do të luajë për Kosovën”, ka thënë Jurgen Schwab.
Kujtojmë se deri më tani, Ramaj është aktivizuar vetëm me përfaqësueset e moshave të Gjermanisë. Ai ka luajtur me ekipin U18, U19 dhe atë U20. Mosaktivizimi i tij me ekipin A në ndeshje zyrtare, i jep mundësinë që të zgjedhe një kombëtare tjetër.