Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Zbresin në fushë kryeqytetasit, ndërsa njëra nga ekipet luan për pikë “jetike”, ja duelet në SuperLigën e Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
Zbresin në fushë kryeqytetasit, ndërsa njëra nga ekipet luan
Superliga e Kosovës

Superliga e Kosovës e vijon javën e 16-të, me 2 duele në agjendën e saj. Konkretisht sfidat e sotme janë Gjilani kundër Llapit dhe Prishtina përballë Ferizajt. 4 skuadrat premtojnë shumë dinamikë kjo pasi, secila prej tyre ka për qëllim ngritjen në klasifikim.

Nëse flasim për Gjilanin ai kërkon vazhdimësi të rezultateve pozitive, ku në katër sfidat e fundit nuk kanë shënuar asnjë humbje. Ndërsa në anën tjetër ekipi i Llapit pas “mësimit” të fundit që morën në shtëpi nga Dukagjini, kërkojnë të rikthehen tek fitorja.

Kryeqytetasit takohen me Ferizajn në stadiumin “Fadil Vokrri”, një ndeshje kjo e cila është “jetike”, pasi asnjëra nga dy skuadrat nuk kanë ditur të ndjejnë “shijen” e fitores prej kohësh.

Prishtina zbret në fushë me bindjen për ti dhuruar vetes sërish pikët, por ferizajasit duhet të bëjnë “mrekullinë” që ta nxjerrin veten nga zona e ftohtë.

Zbresin në fushë kryeqytetasit, ndërsa njëra nga ekipet luan
Ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës

Të dyja duelet do të luhen paralelisht në të njëjtën orë, 13:00.

 

Poll

Lexo gjithashtu