Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ U emërua trajner i Lirisë, Klodian Duro 'merr me vete' edhe sulmuesin Vedat Muriqi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ U emërua trajner i Lirisë, Klodian Duro 'merr me
Vedat Muriqi dhe Klodian Duro

Klodian Duro u rikthye disa ditë më parë në rolin e trajnerit. 47-vjeçari mori drejtimin e Lirisë së Prizrenit në Ligën e Parë të Kosovës. Klubi prizrenali kërkon rikthimin në elitë pikërisht me Duron.

Ndërkohë që së fundmi, në ambientet e klubit të Lirisë është shfaqur Duro dhe krah tij Vedat Muriqi. Ky i fundit është rikthyer në “bazë” në prag të fazës përgatitore, ku shihet duke biseduar me trajnerin 47-vjeçar.

Kujtojmë se Muriqi e ka nisur karrierën e tij pikërisht me Lirinë, ekip i vendlindjes së tij. Ai luajti aty për më shumë se një sezon, para se të transferohej në Superioren e Shqipërisë, te Teuta.

Vedat Muriqi dhe Klodian Duro

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga