Skuadra e Besiktas mori fitore të pastër në çerekfinalen e Kupës së Turqisë, 3 – 0 kundër Alanyaspor. Mes protgonistëve ishte edhe sulmuesi shqiptar i Kosovës Milot Rashica.
Edhe pse u inkuadrua në lojë si zëvendësues, 29-vjeçari kontriboi me asist në minutën e 85-të. Pas përfundimit të ndeshjes, teksa lojtarët po iu drejtoheshin dhomave të zhveshjes, partnerja e Rashicës e priti për të marrë fanelën.
Në momentin që sulmuesi ia hedh fanelën në distancë të shkurtër gruas së tij, një tifoz i vogël tregohet më i shpejtë dhe e merr, teksa u largua me vrap. Skenë e tillë është bërë virale në kohë të shkurtër, e ku nuk munguan mimikat e befasuar te Rashicës dhe partneres.
Beşiktaş'ın maçına gelen küçük bir çocuk, Rashica'nın maç sonu eşine fırlatmak istediği formayı kapıp kaçtı.pic.twitter.com/GNSq3dFhr2
— Denge+ (@dengeplus) April 23, 2026
