Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Një mbrëmje për t'u harruar për Muslijan, mesfushori i Kosovës dëmtohet keq në humbjen e Dusseldorfit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Një mbrëmje për t'u harruar për Muslijan,
Florent Muslija në momentin e dëmtimit

Ndeshja mes Fortuna Dusseldorf dhe Holstein Kiel në Bundesliga 2, e vlefshme për javën e 29-të, nuk ka rezultuar ashtu siç pritej, si për skuadrën vendasve që u mposht në shtëpi 1-2, ashtu edhe për Florent Muslijan. 

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, i cili aktivizohet me klubin gjerman në kategorinë e dytë, pësoi një dëmtim në një moment aksioni teksa po përpiqej të frenonte kundërshtarin që po shkonte drejt portës. 

Muslija rrëshqet në metrat e fundit duke i larguar topin sulmuesit të skuadrës mike, por në të njëjtën kohë ndjeu shqetësime të cilat sollën dhe zëvendësimin e tij të menjëhershëm duke dalë nga fusha në të 65-tën minutë, për t'i lënë vendin Paulinës.

Priten ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën që do t'i duhet 27-vjeçarit për t'u rikuperuar.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sport Sphere (@sport_sphere26)

Poll

Lexo gjithashtu