
Presidenti i klubit të Drenicës, Haxhi Reci
Drenica ia doli që të shpallej kampione në Ligën e Parë të Kosovës. Kështu, nga sezoni i ardhshëm, klubi drenicak do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës, pra në elitë.
Ndërkohë presidenti i klubit të Drenicës, Haxhi Reci duket se e ka shijuar në maksimum këtë sukses. Në një video të publikuar nga vetë ai, Reci shihet në një lokal duke “çliruar” të gjithë ngarkesën sezonale krah një balerine.
Kjo e fundit dhuron “shoë” krah presidentit të Drenicës, teksa ky i fundit vështron kërcimin. Kujtojmë se Drenica e mbylli sezonin me 58 pikë në vendin e parë, me 7 më shumë se Liria e Prizrenit.
Presidenti i klubit të Drenicës, Haxhi Reci