Sulmuesi shqiptar i Kosovës Vedat Muriqi, po përjeton sezon “ëndrrash” në La Liga me Mallorca-n. Pas 30 prezencash në kampionatin spanjoll këtë edicion, 31-vjeçari “Dardan” numëron 21 gola, 2 më pak se lideri Kylian Mbappe, në listën e kryeshënuesëve.
Teksa na ndajnë edhe 7 javë deri në mbylljet të ciklit 2025-2026 në La Liga, Muriqi ka shansin të parakalojë Mbappen dhe të fitoi “Këpucën e Artë” në elitën e futbollit spanjoll, e cila do ishte arritje historike për një lojtar shqiptar.
Partnerja e tij Edibe Muriqi, na ka treguar një tjetër “version” të bomberit, e ku Muriqi i thanë flokët partneres dhe në fund të videos e puth në faqe. Protagonisti në fjalë ka “shkelur” edhe në Superiore, konkretisht në fillimet e karrierës kur luante me Teutën dhe Besën.
