Goli i Fisnik Asllanit
Po luhet pjesa e parë e ndeshjes Hoffenheim – Mainz, java e 28-të në Bundesligën gjermane. Rezultati vazhdon të jetë i “gozhduar” në shifrat 1 – 1.
Në minutën e 23-të, sulmuesi shqiptar i Kosovës Fisnik Asllani, shënoi gol të jashtëzakonshëm nga jashtë zone, duke e lënë të “tronditur” portierin rival, i cili nuk pati asnjë shans për t’i ndryshuar rrjedhë topit.
Për Asllanin, ky ishte finalizimi i 9-të në Bundesligë këtë sezon, shto 5 asiste me ekipin e Hoffenheim. Bomberi i “Dardanëve” ishte shumë pranë me pëfaqësuesen për t’u kualifikuar në Botëror, por shtyllat e ndalën përballë Turqisë.
Poll
