Goli i Vedat Muriqit ndaj Real Madrid
Ka përfunduar dueli për javën e 30-të në La Liga mes Mallorca dhe Real Madrid 2 – 1. Protagonist absolut rezultoi sulmuesi shqiptar i Kosovës Vedat Muriqi.
Pjesa e parë u mbyll 1 – 0 për Mallorca, teksa vendosi goli i Morlanes, minuta e 41-të. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Reali ishte më insistues, e gjeti barazimin e përkohshëm vetëm në minutën e 88-të.
Atëherë kur pritej goli i përmbysjes dhe fitores nga “Galaktikët”, Vedat Muriqi “tronditi” Real Madrid dhe Kylian Mbappe, duke shënuar golin e fitores në minutën e 91-të. Për Muriqin, ky ishte finalizimi i 19-të këtë sezon në La Liga, ndërsa Reali minimizon shanset për titullin në kampionat.
Poll
