Pas dy rezultateve negative radhazi dhe kritikëve, skuadra e Hoffenheim është rikthyer te fitorja në Bundesligë. Sulmuesi shqiptar i Kosovës Fisnik Asllani, “veshi kostumin” e protagonist në këtë ndeshje, e fituar 4 – 2 kundër Heidenheim, java e 25-të.
Pjesa e parë u mbyll 2 – 0 për Hoffenheim, ndërsa Asllani kontriboi me asist në minutën e 26-të. Pikërisht ky aksion hapi “llogaritë” e ndeshjes dhe i dha “udhë” fitores. Në minutën e 49-të, Fisnik Asllani gjeti edhe golin, pas dy ndeshjesh “thatësirë”.
Gjatë këtij sezoni, 23-vjeçari ka 8 gola dhe asistur në 5 raste, përgjatë 24 prezencave në kampionat. Për të kuptuar impaktin e Fisnik Asllanit, mjafton të përmendim interesimin e Barcelonës, Bayern Munich apo Chelsea.
Asist i F.Asllanit
Goli i F.Asllanit
