Derbi i kryeqytetit mes Prishinës së Re dhe Prishtinës ka prodhuar një rezultat befasues. Edhe pse bardheblutë nuk ka të krahasuar me kryesuesit e Superligës së Kosovës në bazë të historisë dhe trofeve, ata kanë arritur të fitojnë 4 – 1.
Goli i parë erdhi në rrëmujë, përmes autogolit të Boueye në minutë 1, duke kaluar në epërsi Prishtinën e Re. Bardheblutë nuk u ndalën me kaq, gjetën të dytin me autor Dadet.
Edhe pse Prishtina ngushtoi shifrat me Taipi (29’), vendasit mbyllën “hesapet” e ndeshjes që në pjesë e parë falë rrjetës së Prenci. Në fraksionin e dytë, pati kohë edhe për golin e Hasanaj te Prishtina e Re, 4 – 1.
Pas 14 javësh në Superligën e Kosovës, 9 herë kampionët e ligës vendase vazhojnë të jenë në krye, 3 pikë me shumë se Ballkani ndjekës, kurse Prishtina e Re mbetet e fundit me 12 pikë, ama jep “sinjale” pozitive për çështjen “mbijetesë”.
