
Leon Avdullahu ka mbërritur në Kosovë për t’u bërë pjesë e skuadrës për 2 ndeshjet e këtij muaji. Me 5 shtator do të sfidojnë Zvicrën në transfertë, ora 20:45 dhe 3 ditë më pas presin Suedinë në “Fadil Vokrri”, ora 20:45.
Mesfushori vetëm pak ditë më parë vendosi të përfaqësojë “Dardanët” në arenën ndërkombëtare, duke lënë “thatë” kështu Shqipërinë dhe Kosovën.
Tashtë Avdullahu ka thënë edhe fjalët e para pasi ka shkellur në tokën shqiptare. Një pritje mjaft e ngrohtë iu bë nga tifozët në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Mesfushori shprehet shumë i lumtur dhe nënvizon se është një zgjedhje zemre që të përfaqësojë Kosovën. Ndër të tjera shpehet i gatshëm të marrë përgjegjësi dhe shpreson që të lërë gjurmë me fanellën e “Dardanëve”.
“Jam shumë i kënaqur, e kam marrë vendimin me zemër dhe jam shumë i lumtur që e kam marrë këtë vendim dhe shpresoj të arrijë gjëra të mëdha me Kosovën.
Më ka pëlqyer edhe projekti sportiv dhe për këtë e kam pasur më të lehtë të vendosi. Personalisht nuk i njoh lojtarët e Kosovës, veç Fisnikun (Asllanin), ata të tjerët jo.
Shpresojmë që të fitojmë, që ta bëjmë një lojë të mirë. E dimë që Zvicra është favorite, por edhe ne e kemi ekipin e mirë, kështu që do të jetë një lojë e fortë. Do ta jap çdo herë maksimumin për Kosovën. Ishte një zgjedhje e zemrës, edhe më bindi projekti. Shpresoj që edhe Albiani (Hajdari) të vijë te Kosova, por ai do të vendosë vetë.
Sa i përket kualifikimit, çdo gjë është e mundur, jam optimist dhe pozitiv çdo here”, janë fjalët e para të Avdullahut.