Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

U shkarkua para disa orësh në Superligë, Nevil Dede i “shastisur”: Jam i habitur, ishim brenda objektivave

Shkruar nga NEWSPORT
U shkarkua para disa orësh në Superligë, Nevil Dede i
Nevil Dede

Nuk janë mbushur ende 24 orë nga shkarkimi i trajnerit Nevil Dede prj klubit të Ferizajt në Superligën e Kosovës. Legjenda e Tiranës ka ka mbetur i habitur nga ky lajm, teksa ka reaguar në rrjetin social “Instagram”.

“Jam i habitur nga vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit me mua si trajner i FC Ferizaj, sidomos në një moment kur skuadra ishte brenda objektivave të vendosura.

Puna ime së bashku me lojtarët ka qenë e ndershme dhe e përkushtuar çdo ditë, me bindjen se po ndërtonim diçka të qëndrueshme për ekipin dhe tifozët.

Futbolli ka zgjedhjet e tij dhe unë i respektoi, por gjithmonë besoj se koha është ajo që tregon nëse një rrugë është e drejtë apo jo. Sepse, siç thotë një shprehje e vjetër: nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur rrugën!”

Në këtë “lupë”, është e qartë se nuk ka pasur mbledhje nga klubi i Ferizajt për t’i treguar vendimin që kishin marrë për ish-trajnerin, pra Dede e ka marrë vesh lajmin për shkarkimin nga postimi i klubit.

Te bardheblutë e Superligës së Kosovës, Nevil Dede numëroi 24 prezenca si trajner, e përkthyer me 10 fitore, 5 barazime dhe 9 humbje. Pas 29 javësh në kampionat, Ferizaj mban pozitën e parafundit me 33 pikë, “zona e ftohtë” e tabelës.    

U shkarkua para disa orësh në Superligë, Nevil Dede i
Postimi i Nevil Dedes

 

Poll

Lexo gjithashtu