Sulmuesi i Hamburgut, Emir Sahiti, ka zbuluar se mungesa e tij nga grumbullimi i Kosovës për ndeshjet e shtatorit ishte një vendim personal.
Në një deklaratë për “Mopo”, ai ka shpjeguar se nuk kishte asnjë problem me shokët e skuadrës, por ka pasur dyshime mbi vendimet e trajnerit Franco Foda.
“U ftova, por zgjodha të mos shkoj. Nuk kam problem me shokët e skuadrës. Disa e nisin titullarë edhe pse nuk luajnë prej muajsh. Unë luaj për Hamburgun dhe ndihem mirë. Nëse e meritoj, dua të luaj. Për këtë arsye nuk shkova këtë herë”, ka thënë Sahiti.
Ky reagim vjen pas dy ndeshjeve të fundit të Kosovës. Kujtojmë se “Dardanët” u mposhtën 4-0 nga Zvicra në transfertë dhe fituan në “Fadil Vokrri” me shifrat 2-0 përballë Suedisë.
