
Amir Rrahmani u dëmtua në ndeshjen që Kosova zhvilloi me Zvicrës. Mbrojtësi pësoi një dëmtim muskulor, gjë e cila ia bëri të pamundur vazhdimin e ndeshjes, duke e detyryar lojtarin të linte fushën e lojës dhe të largohet nga grumbullimi me “Dardanët”.
Për gjendjen e tij tashmë ka folur mjeku i skuadrës së Napolit, Raffaele Canonico. Ky i fundit ka zbuluar shkallën e dëmtimit të futbollistit, si dhe kohën e nevojshme për rikuperimin.
Fatmirësisht Rrahamani ka pësuar një dëmtim të lehtë, ku ka një këputje të vogël të muskulit të kofshës.
“Ai pësoi një dëmtim të lehtë: një këputje të vogël të muskulit të kofshës. Ka filluar tashmë procesin e rehabilitimit. Lëndimet muskulore zakonisht kanë një prognozë prej 2 deri në 10-12 javë dhe varen nga faktorë të ndryshëm. Në rastin e tij bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë, kështu që mendoj se do të humbasë vetëm disa ndeshje.
Pisa? Mund të jetë i disponueshëm, duke marrë parasysh se pas asaj ndeshjeje ka edhe një javë përpara se të bashkohet me Milanin. Pas rikuperimit klinik, duhet të përfundojë rikuperimin atletik dhe të integrohet përsëri me grupin”, ka deklaruar mjeku.
Një lajm i mirë ky që jep shpresa te Kosova se kapiteni do të jetë i gatshëm për duelet e muajit tetor.