
Përfaqësuesja e Kosovës nuk po përjetojnë një moment të mirë. Humbja e rëndë me Zvicrën e ka prishur harmonin në grup. Gazetarja sportive Qeqa Krelani ka përdorur një gjuhë “therëse” ndaj kapitenit Amir Rrahmani, e cila përkon me mungesën e tij si pasojë e dëmtimit.
Por nuk ka munguar reagimi i një tjetër gazetari sportiv në Kosovë, fjala është për Arlind Sadikun. Ai ka bërë një postimi në rrjetet social, e cila vjen në formë reagimi kundër Qeqa Krelanit: “Lëndimi i futbollistit është fatkeqësi. Të tallesh me lëndim, është poshtërsi! Amir, ti je dy herë kampion i Italisë. Asnjë nga 2 milionë shqiptarë të Kosovës nuk e ka arritur këtë sukses.
Ti je i yni dhe i shërben vendit tënd. Nganjëherë mendoj që nuk të meritojmë si popull, sepse ashtu siç jemi, ashtu i kemi edhe punët, me shtet, me kuvend, me institucione dhe me sport. Amir, na falë vlla!”. Duket se gazetarët shqiptar të Kosovës po “imitojnë” politikanët tanë, aty ku vihet në fokus një gjuhë me terma të rëndë.