Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Tradhtoi” shqiptarët për kombëtaren skandinave, REAGON mesfushori: Vendim i vështirë, por kisha ndjenjë të fortë për Suedinë

Shkruar nga NEWSPORT
“Tradhtoi” shqiptarët për kombëtaren skandinave,
Besfort Zeneli te kombëtarja e Suedisë

Mesfushori qendror Besfort Zeneli ka reaguar në lidhje me vendimin për kombëtaren që luan. Edhe pse ishte pjesë e U-21 te Kosova, Zeneli vendosi të përfaqësojë Suedinë, duke "tradhtuar" shqiptarët e Kosovës.

Vetë 23-vjeçari e ka argumentuar kështu qasjen për të mbajtur veshur fanelën e përfaqësueses skandinave: “Unë kam lindur dhe jam rritur në Suedi. E dua me gjithë zemër. E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën.

Është vendi i prindërve të mi, kështu që ishte e vështirë. Vëllai luajti për Kosovën, por unë kisha një ndjenjë më të fortë për Suedinë”.

Protagonisti në fjalë e ka nisur karrierën te moshat e IF Elfsborg, derisa arriti në ekipin e parë. Vetëm në merkaton e këtij dimri, Zeneli vendosi të “shtegëjtoj” drejt Belgjikës, teksa luan me Royale Union.      

Poll

Lexo gjithashtu