Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Te Kosova presin “PO”-në e tij, Ibrahimovic-i shqiptar u kundërpërgjigjet me FOTON nga stërvitja

Shkruar nga NEWSPORT
Te Kosova presin “PO”-në e tij, Ibrahimovic-i shqiptar u
Arijon Ibrahimovic

Përfaqësuesja e Kosovës është ende në pritje të përgjigjes përfundimtare të Arijon Ibrahimovic, lidhur me thirrjen që i është bërë për t'u bërë pjesë e skuadrës së Franco Fodës.

Edhe pse përgjigjia mungon në këtë drejtim, duket se lojtari i huazuar te Heidenheim nga Bayern Munich mbetet i pashqetësuar pasi është parë së fundmi në stërvitje me fanellën stërvitore të Kombëtares së Gjermanisë. 

Në postimin e shpërndarë në Instagram, mesfushori me tiparet sulmuese ka zgjedhur të vendosë në foto emoji që reflektojnë relaksimin e kokës, sinjal ky që për Ibrahimovic-in shqiptar, nuk ka vend për të menduar për thirrjen e Kosovës dhe se është maksimalisht i përqëndruar me Gjermaninë. 

Te Kosova presin “PO”-në e tij, Ibrahimovic-i shqiptar u
Postimi i Arijon Ibrahimovic

 

Poll

Lexo gjithashtu