Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Shënoi golin e parë përballë Sllovakisë, Veldin Hoxha me mendjen tek turqit: Ajo sfidë ka kaluar, le të japim gjithçka për të shkuar në Botëror

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi golin e parë përballë Sllovakisë, Veldin Hoxha
Presidenti i FFK, Agim Ademi & Veldin Hoxha

Veldin Hoxha shënoi golin e parë për Kosovën, në fitoren 3-4 përballë Sllovakisë. Ndërkohë që së fundmi ka folur edhe për ndeshjen që do të luajnë me Turqinë më 31 mars në Prishtinë, ku do të vendosen edhe fatet e pjesëmarrjes në Botërorin 2026.

“Ndjenjat janë shumë të mira, por tashmë fitorja me Sllovakinë ka kaluar. Ndeshja tjetër është përballë Turqisë, skuadër e fortë. Ne do të përgatitemi, do të bëjmë gjithçka për të shkuar në Botëror. Kemi një atmosferë shumë të mirë brenda grupit, jemi një skuadër e mirë dhe luajmë të bashkuar, kjo është një nga pikat më të forta tonat.

Kur ke tifozët në fushën tënde është një shtysë e madhe në ndeshje të tilla. Do të provojmë të bëjmë gjithçka për të fituar ndeshjen për ne, për ata, për vendin tonë dhe për të shkuar në Kupën e Botës”, tha Hoxha

Poll

Lexo gjithashtu