Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Një hap larg Botërorit, Vedat Muriqi ZBULON se si mund ta mposhtin Turqinë (PRONONCIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Një hap larg Botërorit, Vedat Muriqi ZBULON se si mund ta mposhtin
Vedat Muriqi

Kosova do të luajë përballë Turqisë të martën e 31 marsit, në kuadër të finales së “play-off” të Botërorit 2026. Fituesi i sfidës së “Fadil Vokrrit”, do të shkojë në Kupën e Botës.

Ndërkohë që 3 ditë para këtij dueli, ka folur sulmuesi Vedat Muriqi. Ky i fundit vlerëson maksimalisht Turqinë, për kualitetet që ka, por shton se fitorja mund të vijë edhe falë mbështetjes së tifozëve shqiptarë.

“Na ka mbetur edhe një hap i vogël për të arritur Kupën e Botës dhe për të shkruar histori. Është kulmi për çdo lojtar që përfaqëson shtetin e vet, të arrijë në një Botëror. Shpresoj ta realizoj këtë qëllim, që e kam edhe personal. Pastaj të japim lumturi për njerëzit anembanë Kosovës. 

I dimë cilësitë e Turqisë. Është një ekip më i mirë se Sllovakia, por i njohim edhe pikat e dobëta të tyre. Do të japim maksimumin dhe me përkrahjen e tifozëve besoj se gjithçka do të jetë pak më e lehtë”, është shprehur sulmuesi Vedat Muriqi.

Poll

Lexo gjithashtu