Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Sensacional te Bayern Munich, sulmuesi shqiptar i jep “leksion” Brajan Grudës dhe Arijon Ibrahimovic

Shkruar nga NEWSPORT
Sensacional te Bayern Munich, sulmuesi shqiptar i jep “leksion”
Yll Gashi

Qendërsulmuesi Yll Gashi, po zhvillon sezon mbreslënës te Bayern Munich U-19, duke marrë profilin e liderit në fazën ofensive. Edhe pse talenti shqiptar luan me Gjermaninë U-19, ai nuk e harron prejardhjen e tij.

Te të dhënat në profilin e tij në “Instagram”, Gashi ka vendosur flamurin e Kosovë dhe atë të Gjermanisë. Tjetër qasje mbajnë lojtarët që e kanë zhvilluar karrierën në tokën gjermane si Brajan Gruda apo Arijon Ibrahimovic, pavarësisht rrënjëve.

Jo vetëm që ata nuk kanë treguar kurrë interes për prejardhjen, por në asnjë situatë nuk kanë dashur të mbajnë qëndrim pozitiv apo vlerësim, injorim dhe heshtje totale prej tyre. Së fundmi, Gruda ishte që i dha fund shpresave të Shqipërisë e Kosovë për t’i zgjedhur para “Pancerave”.    

Sensacional te Bayern Munich, sulmuesi shqiptar i jep “leksion”
Profili i Yll Gashit në "Instagram"

      

Poll

Lexo gjithashtu