Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ra pa ndjenja në fushën e lojës, Gjilani zbulon gjendjen shëndetësore të Oltion Bilallit

Shkruar nga NEWSPORT
Ra pa ndjenja në fushën e lojës, Gjilani zbulon gjendjen
Oltion Bilalli

Oltion Bilallit pasditën e djeshme ra pa ndjenja në fushën e lojës, duke krijuar panik tek të gjithë të pranishëmit. Futbollisti i Gjilanit u përplas me portierin e Malishevës, ku përplasja e tyre ishte shumë e fortë.

Lojtari mori menjëherë ndihmën e shpejtë dhe me ambulancë u largua nga fusha e lojës. Gjilani ka zbuluar edhe gjendjen e lojtarit. Sipas klubit bëhet me dije se Bilalli ka pësuar gjakderdhje ne kokë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë vazhdon të jetë nën kujdesin intensive të mjekësve.

“???? Komunikatë | Gjendja shëndetësore e futbollistit Oltion Bilalli

Sport Club Gjilani informon opinionin publik dhe median se futbollisti ynë, Oltion Bilalli, pësoi një lëndim të rëndë në kokë gjatë ndeshjes kundër FC Malisheva, pas një përplasjeje me portierin kundërshtar. Menjëherë pas incidentit dhe dhënies së ndihmës së nevojshme në fushë, ai u trajtua në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për kujdes të avancuar.

Bilalli ka pësuar gjakderdhje të brendshme në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht, ai ndodhet në Mjekimin Intensiv Qendror, ku është nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Sport Club Gjilani falënderon të gjithë për mbështetjen dhe lutjet për shërimin e shpejtë të Oltion Bilallit. Ne do të vazhdojmë të informojmë opinionin publik për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me gjendjen e tij shëndetësore”, bën të ditur klubi i Superligës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sport Club Gjilani (@scgjilani)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga