
Kombëtarja shqiptare barazoi mbrëmjen e djeshme me Serbinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me rezultatin 0-0.
Pikërisht për këtë ndeshje, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti flet me superlativa për Kombëtaren shqiptare, duke theksuar se kuqezinjtë ishin ata që merituan fitoren.
Reagimi i Albin Kurtit:
Pritjet ishin të mëdha, vëmendja gjithashtu! Me pak më shumë fat në fund të pjesës së parë, mund të kishim marrë të tri pikët nga ndeshja. Andaj, barazimi na la të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren, e cila luajti më mirë se kundërshtari i saj. Në fund të këtyre kualifikimeve jemi të bindur se Shqipëria do të triumfojë.