Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Përplasja me kundërshtarin e la pa ndjenja, reagon Daku për ndodhinë në Kosovë: Largoni ato fusha se i tmerruat lojtarët

Shkruar nga NEWSPORT
Përplasja me kundërshtarin e la pa ndjenja, reagon Daku për
Mirlind Daku

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur ditën e djeshme në Superligën e Kosovës. Në sfidën mes Gjilanit dhe Malishevës, ka pasur momente paniku pasi lojtari Oltion Bilalli ra pa ndjenja në fushën e lojës.

Pas një përplasjeje me portierin e ekipit të Malishevë, sulmuesi 23-vjeçar humbi ndjenjat. Ditën e sotme klubi i Gjilanit ka reaguar në faqen e tyre zyrtare se gjendja shëndetësore e Bilallit është e stabilizuar.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku. “Forca Olti, jemi me ty. Largoni ato fusha se i tmerruat lojtarët e familjarët e tyre”, shkruan 27-vjeçari në faqen e tij zyrtare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga