
Kampi stërvitor në Kosovë
Ditën e sotme është mbyllur kampi stërvitor që u mbajt prej 4 ditësh në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ky ishte një organizim i Federatës së Futbollit të Kosovës që u mbikëqyr personalisht nga Franco Foda.
Tekniku i “Dardanëve” kishte marrë me vete dhe stafin e tij në mënyrë që ndihmesa ndaj të rinjve të sihte sa më e madhe dhe të evidentoheshin talentet që i bëjnë punë përfaqësueses. Lojtarët me potencial u stërviten në Prishtinë me synim arritjen në ekipin e të rriturve.
Tashmë, pas mbylljes së kampit të FFK-së grumbullimi i radhës së Kosovës do të zhvillohet në muajin mars. Kujtojmë këtu, që në mars mbahet takimi jetik ndaj Islandës me dy ndeshje vajtje-ardhje.
Poll