Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet të vlefshme për javën e 11-të të Superligës së Kosovës. Në këto dy duele që u zhvilluan ditën e sotme, u shënua një total prej 7 golash.
Ballkani i drejtuar nga trajneri Orges Shehi, i dha një “shuplakë” të fortë Malishevës, ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares, Etnik Brruti. Kjo sfidë u mbyll me rezultatin e thellë 0-5 për ekipin nga Theranda.
Në krahun tjetër, as Ismet Munishi nuk ngelet pas. Ai dhe Dukagjini i tij ia dolën që të merrnin një fitore të rëndësishme me shifrat 0-2 në transfertën delikate përballë ekipit të Gjilanit.
Kështu, Dukagjini shkon në kuotën e 17 pikëve, duke mbajtur vendin e 4-t. Në krahun tjetër, me 22 pikë Ballkani mban vendin e 2-të në klasifikim.
