Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Nuk u grumbullua për shkak dëmtimi, Arbër Zeneli merr “garancinë” nga presidenti Ademi për ftesën e radhës nga Kosova

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk u grumbullua për shkak dëmtimi, Arbër Zeneli merr
Arbër Zeneli & Agim Ademi

Për gati 4 muaj, Arbër Zeneli qëndroi jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi të pësuar në shkurt të këtij viti. Megjithatë, sulmuesi i përfaqësueses së lojës e ka lënë pas lëndimin dhe është rikthyer në fushat e lojës.

Në ndeshjet kualifikuese të Kosovës, Zeneli nuk mori ftesë nga trajneri për shkak të këtij dëmtimi. Por sigurinë për kualifikueset e ardhshme, 30-vjeçarit ia ka dhënë presidenti Agim Ademi.

Presidenti i FFK-së ka bërë një postim në rrjetet sociale ku është fotografuar nën shoqërinë e Zenelit dhe duke shpresuar rikthimin e tij në përfaqësuese.

“Sot pata kënaqësinë të takoj një futbollist të jashtëzakonshëm dhe një djalë fantastik, anëtarin e ekipit tonë kombëtar, Arbër Zenelin.

Me Arbërin folëm për karrierën e tij, rikuperimin pas lëndimit, kthimin në nivelin elitar, por edhe evokuam kujtime nga ndeshjet dhe paraqitjet e tij të paharrueshme me ekipin kombëtar, me shpresën se së shpejti do të jetë sërish pjesë e kombëtares sonë.

Arbëri mbetet një aset i çmuar për Kosovën.”, shkruan Ademi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Agim Ademi (@agimademi_official)

Poll

Lexo gjithashtu