
Drita e Gjilanit
Drita e Gjilanit i ka lën të gjithë me “gojë hapur” pas 6 javësh në Superligën e Kosovës. Kampionët në fuqi kanë vetëm 5 pikë, e përkthyer me vendin e 9-të (të parafundit në tabelë), nisje zhgënjyese.
Nëse marrim në konsideratë faktin që bardheblutë janë kualifikuar në grupet e Conference League, e vështirë për të gjetur një arsyjetim konkret se çfarë nuk shkon me gjilanasit.
Por ajo çka ka acaruar më shumë gjendjen ka të bëjë me vendimin e fundit të Dritës, klubi ka mbyllur komentet në rrjetet sociale. Kësisojë, tifozëve i është mbyllur goja me “lezet”.
Poll