
Llapi nuk po kalon një moment aspak të mirë në këtë sezon, me skuadrën që vazhdon të mos arijë dot te fitorja. Pavarësisht kësaj, Tahir Batatina vazhdon të bëjë dreklarata të forta, teksa nuk nguron të krahasojë vetën me trajnerin e madh, Pep Guardiola.
Batatina prej 10 ndeshjesh nuk fiton, ndërsa nënvizon se në për shqiptarinë jam si Guardiola. Skuadra e tij prej muajit tetor është në një “krizë" dhe kjo ka bërë që të jetë larg objektivave, por diçka e tillë nuk e “shqetëson” siç duket Batatinan.
“Unë për shqiptarinë jam Guardiola, gjithë e dinë, arritje kam bë në futboll prej vitit 2013, tjerët ende po luajnë nëpër ara, unë po luajë në ‘Zahir Pajaziti’, kjo nuk ka ardhë rastësisht”, ka deklaruar timonieri i Llapit.