Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Nga përballja e ish-ekipit të Duro te Ballkani dhe gjilanasit e Dritës, mësoni të gjitha sfidat e fundjavës në Kosovë (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga përballja e ish-ekipit të Duro te Ballkani dhe gjilanasit e
Superliga e Kosoves

Këtë javë në Superioren e Kosovës luhet për llogari të javës së 10-të. FFK ka shpalosur takimet e radhës, oraret dhe stadiumet përkatëse të programuara.

Në total janë 5 takime të “AlbiMall Superliga” ku në sy dallohen më shumë sfidat “e zjarrta” Suhareka-Prishtina dhe Malisheva-Drita. Kryeqytetasit udhëtojnë për në qytetin e Ballkanit, por jo për t’u përballur me ish-skuadrën e Dajës por me fqinjët e Suharekës. Klubi suharekas nuk po kalon formë të mirë pasi Duro iku nga posti i trjnerit dhe derbi i qytetit u humb javën e kaluar. Ndaj, prishtinalinjtë kanë obligim vetëm fitoren.

Malisheva që po lufton për kreun e tabelës dhe ëshhtë një surprizë e këndshme pret si mysafir ekipin që shkoi deri play-off të ligës së Konferencës, Dritën. Gjilanasit duan të gjejnë formën në kampionat në mënyrë që të jenë në Europë si këtë edicion, ndërsa malishevasit në shtëpi nuk duan “hapa false”.

Xhiron e hapin të premten Feronikeli e Feriizaj, një duel mes “të dobtëve”. Të shtunën e të dielën luhen nga 2 sfida, që të dyja në një orar. Ora 13:00 është përcaktuar si e vetmja për çdo takim të Elitës së Kosovës.

Nga përballja e ish-ekipit të Duro te Ballkani dhe gjilanasit e
Java e 10-të e AlbiMall Superliga

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga