Na ndajnë edhe dy ditë nga ndeshja e shumëpritur Kosovë – Turqi, rriten “dozat” e emocioneve te “Dardanët”, vetëm një sfidë larg për të shkruar historinë.
Nëse ekipi i drejtuar nga Franco Foda ia del të triumfojë kundër Turqisë, pavarësisht gjatë kohës së rregullt, në shtesë apo penallti, Federatat e Futbollit të Kosovës do të marr 9 milionë euro, kuotë për çdo përfaqësuese pjesëmarrëse në Kupën e Botës.
Një shumë e tillë nuk është fituar kurrë nga Kosova në futboll, teksa do ndikonte edhe në zhvillimin e futbollit vendas. Kualifikimi i Kosovës nuk është thjeshtë një “ëndërr”, por “mision”, pasi kështu Fisnik Asllani me shokë do njiheshin globalisht, sepse Kupa e Botës nuk është thjesht kompeticion radhe, por më i rëndësishmi në rruzullin tokësor, në spektrin e futbollit.
