Ekipi i Ferizajt
Ekipi i Ferizajt nuk ia doli të fitojë Kupën e Kosovës, teksa u mposht mes polemikash dhe 2 kartonësh të kuq, 1 – 2 nga Dukagjini. Sfida u mbajt në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë, pra në fushë neutrale për ekipet finaliste.
Humbja vazhdon të “djeg” ende te klubi i Ferizajt. Në një prononcim të fundit, drejtori sportiv i klubit në fjalë, Genc Hyseni, është shprehur “brutalisht” ndaj arbitrit kryesor Genc Nuza.
“Bravo, kjo është çka bën i forti. Çuditet i dobëti. Bën çfarë të dojë. Në vend që të dënohet ky p***, këta menjëherë e vendosin”, frazat e Hysenit. Përsa i takon fateve të Ferizajt në Superligën e Kosovës, ata e kanë siguruar rënien nga elita e futbollit në Kosovë.
View this post on Instagram
Poll
