Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Analisti bën DEKLARATËN e bujshme në emision: Jasir Asani 3 herë më i mirë se Guler, turku s’mund të luajë as te Drita!

Shkruar nga NEWSPORT
Analisti bën DEKLARATËN e bujshme në emision: Jasir Asani 3
Ilustrim: Jasir Asani, Arben Zeqiri & Arda Guler

I ftuar në emisionin “Sports Show” në KlanKosova, analisti dhe gazetari shqiptar Arben Zeqiri ka bërë një deklaratë të fortë.

Sipas tij, Arda Guler që sot shkëlqen me Real Madrid, nuk ka aftësitë që të luajë as te Drita në Superligën e Kosovës. Ndër të tjera, analisti thekson se Jasir Asani është 3 herë më i mirë se talenti turk.

“Të gjitha transferimet e lojtarëve që i bëjnë menaxherët, kanë përqindjen e tyre nëpër klube. Madje edhe në kombëtare që i çojnë shpesh disa. Menaxherët kanë diskutime me trajnerët, kush i ka sjellë. E gjithë kjo është një zinxhir i madh.

Nuk ka gjithmonë meritokraci në futboll. Edhe te Shqipëria, por edhe në Evropë shpesh luajnë lojtarë që s’e meritojnë. Kemi parë se çfarë lojtarësh luajnë në Real Madrid. Guleri nuk mund të luajë te Drita, shanse s’ka. Jasir Asani është 3 herë lojtar më i mirë se Arda Guler”, u shpreh Zeqiri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klan Kosova (@klankosovaofficial)

Poll

Lexo gjithashtu