Ilir Daja dhe Albion Rrahmani
Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albion Rrahmani e mbylli kampionatin me golin. 25-vjeçari shënoi rrjetën e fitores 2 - 1 me Spartën e Pragës kundër Hradec Kralove, java e 35-të në elitën e futbollit çek.
Goli i Rrahmanit erdhi nga jashtë zone, “raketë” e vërtetë. Krahas potencialit të jashtëzakonshëm që qendërsulmuesi mbart, sezoni që u mbyll nuk ishte në pritshmëritë, 17 gola dhe 4 asiste në 49 ndeshje.
Albion Rrahmani e mori “hovin” dhe bëri “bujë” gjatë kohës kur ishte te Ballkani në Superligën e Kosovës. Në këtë periudhë, skuadra nga Suhareka drejtohet prej Ilir Dajës, e ku lojtari në fjalë mori trajtën e bejnaminit për trajnerin nga Tirana.
Poll
