Orges Shehi
Sipas informacionit të fundit që vjen nga mediumi “Dueli Sportiv” në Kosovë, bëhet e ditur se ish-trajneri i Tiranës Orges Shehi është shumë pranë zyrtarizimit te klubi i Prishtinës.
Edhe pse ka pak orë që është larguar nga bardheblutë, 48-vjeçar ka gjetur akordin me prishtinalitë. Për Shehin, Superliga e Kosovës është rikthim, pasi ka drejtuar më herët Ballkanin, konkretisht në sezonin 2024-2025.
Durrsaku e mori drejtimin e skuadrës së Tiranës në 23 shkurt të këtij vitit dhe ia doli t’i mbaj në Superiore, pavarësisht se gjendeshin në vendin e fundit të tabelës, e përkthyer me 7 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.
View this post on Instagram
Poll
