Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”, ish- lojtari i kombëtares shqiptare zbulon se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen nga fusha

Shkruar nga NEWSPORT
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa
Amir Rrahmani

Azdren Llullaku, ish- lojtari i kombëtares shqiptare dhe golashënuesi më i mirë i Superligës së Rumanisë në sezonin 2016-17, komentoi ngjarjet në ndeshjen Rumani – Kosovë, e cila u ndërpre në minutat shtesë kur rezultati ishte 0-0.

Llullaku ka shpjeguar për median rumune “Fanatik.ro”  arsyet pse ekipi vendosi të largohen nga fusha duke mos kthyer nga dhoma e zhveshjes.

“Jam i sigurt se do të ishin larguar nga fusha edhe sikur të ishte 3-0 për Kosovën! E pashë ndeshjen në TV. Më vjen keq që ndodhi kështu. Me sa di unë, lojtarët ishin të vendosur të largoheshin nga fusha në thirrjet e para të tifozëve rumunë, lidhur me emrin e Serbisë. Jam 100% i bindur se nuk e bënë këtë për të marrë tre pikët nga komisionet e UEFA-s. Është thjesht shumë dhimbje. E kuptoni se ne kosovarët kemi kaluar luftën. Kemi familjarë të vdekur në luftë. Unë kam ikur nga andej, pashë gjithçka. Është një plagë që nuk është mbyllur, nuk do të harrohet. Më besoni, kur dëgjoni thirrjen “Serbi, Serbia” është shumë, shumë e dhimbshme. Dhe që të mos ndodhte më, morën këtë vendim për t’u larguar nga fusha. Për ne kosovarët kjo brohoritje është shumë e dhimbshme. Më mirë shaj nënën time, nëse do,”deklaroi Llullaku.




 

Poll

Lexo gjithashtu