
KF Prishtina e Re
Sami Boroci do të jetë drejtori sportiv i ri i klubit të Malishevës. Pasi mbylli aventurën me kryeqytetasit e Prishtinës së Re, që sapo u ngjitën në Superligën e Kosovës, Boroci ka vendosur të vazhdojë diku tjetër.

Sami Boroci
Kështu, drejtori sportiv kalon te ekipi tjetër i Superligës, Malisheva. Marrëveshja mes 35-vjeçarit dhe drejtuesve të klubit është arritur, teksa zyrtarizimi mbetet çështje orësh.
Kujtojmë se Boroci bëri një punë mjaft të mirë te Prishtina e Re, me këta të fundit që arritën elitën. Klubi kryeqytetas e mbylli në vendin e parë në Ligën e Parë të Kosovës, duke u ngjitur kështu në Superligë.
Poll