Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kurorëzohet në një ditë me Vinicius, shqiptari rrëmben skenën dhe shpallet 'Lojtari më i Mirë'

Shkruar nga NEWSPORT
Kurorëzohet në një ditë me Vinicius, shqiptari rrëmben
Albion Rrahmani

Shoku i Qazim Laçit tek Sparta e Pragës, Albion Rrahmani ka fituar një çmim të rëndësishëm ditën e djeshme. Krahas dhënies së trofeve ‘FIFA Best’, është mbajtur në Rumani ceremonia e përvitshme nga AFAN, ku shqiptari ka shkëlqyer edhe pse nuk është më pjesë e ligës rumune.

Rrahmani u shpall ‘Lojtari më i Mirë i Huaj’ i Superligës së Rumanisë për sezonin që shkoi. Kujtojmë që ‘dardani’ u transferua tek Rapi Bukureshti nga Ballkani, para se t’i bashkangjitej Tucit dhe Laçit.

18 golat e shënuar për ekipin kryeqytetas bën që Albioni të jetë një ‘bomber’ i vërtetë dhe të spikas në ligën e vendit ballkanas.

Sezoni impresionues që tashmë u kurorëzua dhe me vlerësim individual i hapi dyert Rrahmanit që të ngjis shkallët e suksesit në karrierë. Çekët e blenë lojtarin nga Kosova për një shifër rekord të klubit, 5 milionë Euro.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7